Fluksi turistik në rritje, mbi 1.6 milionë hyrje në Shqipëri gjatë muajit prill
Shqipëria po konfirmon rritjen e qëndrueshme si një ndër destinacionet kryesore turistike në rajon edhe përgjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), bazuar në regjistrimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë muajit prill 2026 në territorin e vendit kanë hyrë 1.617.841 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 8,8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky trend pozitiv dëshmon për një zgjatje të sezonit turistik përtej muajve tradicionalë të verës. Paralele me hyrjet, edhe daljet nga vendi kanë pësuar një rritje prej 7,9 %, duke arritur në 1.602.018 persona. Vizitorët e huaj dominojnë tregun Ajo që bie sy në raportin e INSTAT-it është pesha specifike që...
Burimi:
javanews.al