“Festa e qershisë” në Godolesh promovim traditës dhe potencialit të zonës

“Festa e qershisë” në Godolesh promovim traditës dhe potencialit të zonës

Godoleshi u kthye këtë fundjavë në qendrën e festimeve të traditës dhe produkteve lokale me organizimin e “Festës së qershisë”, një aktivitet që promovon vlerat bujqësore, kulturore dhe turistike të zonës. Qindra vizitorë nga Elbasani, qytete të tjera të vendit dhe turistë të huaj morën pjesë në festën e zhvilluar në qendër të fshatit, ku nuk munguan muzika, aktivitetet argëtuese dhe panairet me produkte vendase. Vëmendjen kryesore e mori qershia, produkti më i njohur i Godoleshit, e cila u ekspozua në stendat e fermerëve vendas. Vizitorët patën mundësi të njiheshin nga afër me prodhimet e zonës, ndërsa panairi artizanal solli një mozaik punimesh tradicionale dhe suveniresh karakteristike. Atmosfera festive u pasurua nga programi artistik me këngë, valle popullore dhe performanca të ndryshme kulturore, që tërhoqën...