Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024. Treguesi mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 mallra, shërbime ose aktivitete që konsiderohen të nevojshme për një standard jetese të përshtatshëm. Në to përfshihen pagesa e qirasë dhe faturave, përballimi i shpenzimeve të papritura, konsumimi i rregullt i mishit ose peshkut, një javë pushime larg shtëpisë, zotërimi i një automjeti, zëvendësimi i mobilieve të konsumuara, blerja e rrobave dhe këpucëve të reja, mundësia për të shpenzuar një shumë të vogël për veten, pjesëmarrja në aktivitete sociale dhe aksesi në internet. Të dhënat tregojnë se rreth 35% e popullsisë në...