Euro “braktiset” nga huamarrësitm kreditë në lekë fitojnë terren përgjatë katër muajve të parë të vitit

Euro “braktiset” nga huamarrësitm kreditë në lekë fitojnë terren përgjatë katër muajve të parë të vitit

Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar arriti në 137.7 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit 2026, nga 129.8 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 6.1%. Zgjerimi i kreditimit është mbështetur kryesisht nga huatë në monedhën vendase, ndërsa kreditimi në euro ka shfaqur ecuri të ndryshme mes bizneseve dhe individëve. Te korporatat jofinanciare private, kredia e re u rrit me 11.5%, duke arritur në 92.8 miliardë lekë. Financimi në lekë u zgjerua me 9.9%, në 46.5 miliardë lekë, ndërsa kreditë në euro arritën në 41.8 miliardë lekë, me një rritje prej 8.6% krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon se bizneset vijojnë të mbështeten...