“Ekonomia e Shqipërisë u rrit”, raporti i BB: Borxhi publik vijoi rënien, vendi po krijon lidhje të reja tregtare për eksportin e mallrave
Në raportin e fundit, Banka Botërore vlerëson se ekonomia e Shqipërisë u rrit, e mbështetur nga sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit, veçanërisht turizmi. Sipas raportit inflacioni mbeti nën objektivin e Bankës së Shqipërisë. Borxhi publik vijoi rënien, duke zbritur në 53.2 për qind të PBB-së në fund të vitit 2025. “Bilanci i llogarisë korrente u përmirësua, i mbështetur nga eksportet e shërbimeve të nxitura nga turizmi, pavarësisht dobësimit të eksporteve të mallrave për shkak të forcimit të monedhës vendase dhe rritjes së kostove të punës. Shqipëria po krijon lidhje të reja tregtare për eksportin e mallrave në nivele të krahasueshme me vendet e rajonit. Megjithëse këto zgjasin më shumë se në vendet e tjera të Ballkanit, shumica mbeten afatshkurtra, vetëm 36 për qind mbijetojnë vitin...
Burimi:
top-channel.tv