Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit në fillim të vitit 2026 i dha tregjeve globale të energjisë një tronditje të re. Si korridori nga i cili kalon rreth një e pesta e naftës së tregtuar në botë, çdo ndërprerje e trafikut në këtë pikë strategjike ka pasoja të menjëhershme për çmimet ndërkombëtare të energjisë. Europa nuk bëri përjashtim. Sipas të dhënave të Komisionit Europian, midis fundit të shkurtit dhe fundit të majit 2026, çmimi mesatar i benzinës Euro-Super 95 në Bashkimin Europian u rrit nga 1.55 euro në 1.85 euro për litër, ose 19.3%. Nafta u shtrenjtua edhe më shumë, duke kaluar nga 1.54 euro në 1.87 euro për litër, një rritje prej 21.1%. Megjithatë, ndikimi nuk ishte i njëjtë në të gjitha vendet. Rritjet më...