“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Koçiu: Bizneset mund të përfitojnë kredi deri në dy milionë euro
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu tha sot se Bizneset mund të përfitojnë kredi deri në dy milionë euro në kuadër të programit mbështetës të qeverisë për bizneset ”Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ajo vizitoi sot një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi përfitimet dhe mundësitë që ky program u ofron bizneseve të vogla dhe të mesme. “Sot ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 98% të sipërmarrjeve që operojnë në vend, ndërsa vetëm rreth një e katërta e tyre arrijnë të marrin kredi nga institucionet financiare. Pikërisht për këtë arsye menduam se programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’ është instrumenti i duhur për t’u dhënë mundësinë këtyre bizneseve të rriten dhe të zhvillohen. Përveç mbështetjes financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ofrojë ekspertizë për hartimin e planeve të...
Burimi:
kohajone.com