Mbi 100 milionerë britanikë i kërkojnë kryeministrit të ri Andy Burnham të taksohen më shumë

Mbi 100 milionerë britanikë i kërkojnë kryeministrit të ri Andy Burnham të taksohen më shumë

Mbi 100 milionerë në Mbretërinë e Bashkuar i kanë bërë një thirrje të pazakontë kryeministrit të ri, Andy Burnham, duke kërkuar që të rriten taksat për më të pasurit. Përmes një letre publike të titulluar “Proud to Pay” (Krenarë që paguajmë), ata shprehen se janë të gatshëm të paguajnë më shumë, në mënyrë që vendi të investojë më shumë te qytetarët dhe shërbimet publike. Në mesin e 120 firmëtarëve të letrës janë edhe ish-futbollisti dhe komentatori sportiv Gary Lineker, si dhe aktorja Julia Davis. Ata i drejtohen Burnham me mesazhin: “Si milionerë kemi një mesazh të qartë për ju, kryeministri ynë i ri: na taksoni. Jemi krenarë që paguajmë dhe jemi këtu për të qëndruar.” Grupi, që e quan veten “Patriotic Millionaires” (Milionerët Patriotë), argumenton...