Turizmi frenoi ritmin në qershor, hyrjet e të huajve u rritën vetëm 1.3%

Turizmi frenoi ritmin në qershor, hyrjet e të huajve u rritën vetëm 1.3%

Ritmi i rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri u ngadalësua ndjeshëm në qershor, duke zbritur në 1.3%, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në Shqipëri hynë 1,346,279 shtetas të huaj gjatë muajit qershor, nga 1,329,204 në të njëjtin muaj të vitit 2025. Rritja vjetore ishte 17,075 persona, ose 1.3%, dukshëm më e ulët se zgjerimi prej 15.9% i regjistruar në muajin maj. Në total, gjatë qershorit hynë në territorin shqiptar 2,081,649 shtetas shqiptarë dhe të huaj, 0.9% më shumë se një vit më parë. Prej tyre, 735,370 ishin shtetas shqiptarë, me një rritje vjetore prej 0.2%, ndërsa hyrjet e shtetasve të huaj arritën në 1,346,279, me një rritje prej 1.3%. Pavarësisht ngadalësimit të ritmit në qershor, bilanci i gjashtëmujorit të parë...