Dyshohet se ishte pjesë e sherrit të Denis Tafilit në Shkallnur, AMP sekuestron armën e policit të Durrësit!
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të policisë në Durrës, Leonard Xhamollari, me funksion ndihmës specialist në sallën e komandimit, i cili dyshohet se është përfshirë në një sherr, pjesë e të cilit u bë edhe 41-vjeçari Denis Tafili, i kërkuar nga SPAK. Polici ka qenë prezent në lokal kur ka ndodhur sherri, por në deklarimet e tij para agjentëve të AMP-së është shprehur se nuk ka lidhje me të kërkuarin e SPAK, Denis Tafili. Edison Gjuzi, i cili u dhunua me qytën e pistoletës nga Tafili, pretendon se ka parë efektivin e policisë disa herë nën shoqërinë e Tafilit dhe personit tjetër që e dhunuan. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke verifikuar kamerat e sigurisë për të mësuar nëse...
Burimi:
sot.com.al