Deri në 721 € në muaj? Ja sa kushton të jetosh me qira në kryeqytet
Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, duke e bërë strehimin një nga sfidat më të mëdha financiare për qytetarët dhe familjet. Sipas standardeve ndërkombëtare të përballueshmërisë së strehimit, një familje ose individ nuk duhet të shpenzojë më shumë se 30% të të ardhurave mujore për qira. Kur kjo përqindje tejkalohet, konsiderohet se familja përballet me vështirësi financiare për të mbuluar kostot e banimit. Ndërkohë, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka arritur në rreth 930 euro. Kjo do të thotë se një individ duhet të shpenzojë rreth 77% të të ardhurave të tij bruto vetëm për të paguar qiranë mesatare në kryeqytet. Situata bëhet edhe më e rëndë kur llogariten të ardhurat neto. Me një...
Burimi:
javanews.al