Çmimet e karburanteve/ Bordi i Transparencës rrit naftën e benzinën – Ja sa do të tregtohen

Çmimet e karburanteve/ Bordi i Transparencës rrit naftën e benzinën – Ja sa do të tregtohen

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë sërish çmimet e karburanteve. Në mbledhjen e së martës, 2 qershor, Bordi vendosi të rrisë naftën jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa shitja me shumicë do të jetë jo më shumë se 179 lekë/litër. Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila do të tregtohet për qytetarët jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa shitja me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi që prej ditës së sotme, duke nisur nga ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Njoftimi: Bordi i Transparencës në datë 2 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës...