Mbyllet protesta e 65-të qytetare kundër qeverisë Rama, qytetarët: Nuk do ndalemi deri në largimin e tij

Mbyllet protesta e 65-të qytetare kundër qeverisë Rama, qytetarët: Nuk do ndalemi deri në largimin e tij

Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të hëne protesta e 65-të qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Qytetarët u mblodhën edhe një herë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, duke e cilësuar largimin e tij si një kërkesë të panegociueshme. Gjatë tubimit nuk munguan thirrjet "Rama ik" dhe pankartat me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa organizatorët theksuan se protesta do të vijojë çdo ditë deri në arritjen e objektivit të saj. Pas fjalimeve dhe marshimit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", protesta u mbyll pa incidente. Pjesëmarrësit deklaruan se do të rikthehen sërish nesër për të vijuar protestën qytetare, duke përsëritur se nuk do ta ndalin aksionin deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.