Gjykata gjermane dënon kompaninë e inteligjencës artificiale Suno AI për shkelje të të drejtave të autorit

Gjykata gjermane dënon kompaninë e inteligjencës artificiale Suno AI për shkelje të të drejtave të autorit

Një gjykatë në Mynih ka marrë një vendim që mund të krijojë precedent në nivel ndërkombëtar, duke dënuar kompaninë Suno AI, e cila gjeneron muzikë përmes inteligjencës artificiale, për shkelje të të drejtave të autorit. Sipas vendimit, kompania do të duhet të zbulojë të ardhurat e përfituara dhe të dëmshpërblejë autorët, veprat e të cilëve janë përdorur pa leje. Akuzat lidhen me faktin se Suno AI ka trajnuar modelet e saj të inteligjencës artificiale duke përdorur në masë muzikë të mbrojtur nga e drejta e autorit. Çështja u ngrit nga GEMA, organizata gjermane që administron të drejtat e autorit. Presidenti i saj, Tobias Holzmueller, e cilësoi vendimin si një verdikt me rëndësi globale, duke theksuar se ai mund të ndikojë në mënyrën se si modelet...