BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, rritje e inflacionit për shkak të naftës
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, duke vlerësuar se politika aktuale monetare mbetet e përshtatshme për të garantuar kthimin e inflacionit drejt objektivit në afatin e mesëm. Në mbledhjen e zhvilluar sot, Banka e Shqipërisë konstatoi se inflacioni është rritur gjatë tremujorit të dytë të vitit, kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe tregjet financiare kanë mbetur të qëndrueshme. Sipas Guvernatorit Sejko, inflacioni mesatar i çmimeve të konsumit arriti në 2.9% në muajt prill-maj, nga 2.5% në tremujorin e parë. Rritja u ndikua kryesisht nga çmimet e karburanteve, por edhe nga shtrenjtimi i ushqimeve të papërpunuara dhe disa shërbimeve që kanë kosto...
Burimi:
javanews.al