Brenda 24 orëve, Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës
Pa kaluar 24 orë nga vendimi i së martës, Bordi i Transparencës këtë të mërkurë ka ndryshuar sërish çmimet. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, i standardit SSH EN 590, të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë, të standardit SSH EN, të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, më 20 maj, ora 18:20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërhiqet vëmendja e çdo operatori...
Burimi:
kohajone.com