Borxhi në rënie, por pagesat e principalit dhe interesave në rritje
Stoku i borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto shënoi ulje historike duke shënuar vetëm 48.79% të PBB në tremujorin e parë të vitit, por nga ana tjetër arka e shtetit po hyn në një fazë mjaft intensive të shlyerjes së principalit dhe interesave. Të dhënat zyrtare nga ministria e Financave tregojnë se këtë vit shërbimi i borxhit kërkon gjithsej 248 miliardë lekë ose 2.5 miliardë euro, nga të cilat 27 miliardë lekë (271 mln euro) u shlyen në tremujorin e parë dhe pjesa e mbetur prej 221 miliardë lekësh pritet të shlyhet deri në fund të vitit. Të dhënat tregojnë se shlyerjet e principalit dhe interesit të borxhit këtë vit pritet të jenë 71% më të larta se vitin e kaluar ku...
Burimi:
sot.com.al