Biznesi zgjeron huamarrjen, prilli e ktheu në rritje kredinë për ekonominë

Biznesi zgjeron huamarrjen, prilli e ktheu në rritje kredinë për ekonominë

Kreditimi i ekonomisë u përmirësua përsëri gjatë muajit prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, muajin e kaluar sektori bankar dha më shumë se 39 miliardë lekë kredi të reja, në rritje me 19% krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Rritja erdhi sidomos në segmentin e biznesit, ku kredia e re gjatë muajit u rrit 25% me bazë vjetore, ndërsa te individët rritja ishte më e kufizuar, me afërsisht 8% më shumë. Rritja e prillit e ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë progresive vjetore të kreditimit. Për katër muajt e parë të vitit, sektori bankar ka disbursuar kredi të reja në vlerën e 137.7 miliardë lekëve, në rritje me 6.1% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që deri në fund të marsit ecuria e...