Bilanci i hidhur i investimeve strategjike! Miliarda euro dha shteti, përfituan oligarkët jo qytetarët
Pas dhjetë vitesh nga zbatimi i ligjit për investimet strategjike, bilanci tregon se shteti ka angazhuar më shumë pasuri dhe fonde sesa përfitimet e matshme që kanë marrë ekonomia dhe qytetarët. Rreth 55 subjekte kanë marrë status strategjik, me vlerë të deklaruar investimesh prej 8,83 miliardë eurosh dhe 46.566 vende pune të premtuara. Turizmi përfaqëson rreth 70% të projekteve dhe 6,31 miliardë euro investime të deklaruara, por pjesa më e madhe e tyre janë zhvillime rezidenciale me vila dhe apartamente, teksa shumë projekte kanë dështuar, kanë vonesa në zbatim ose kanë devijuar nga projektet fillestare. Vetëm në Vlorë, shteti ka vënë në dispozicion rreth 1.000 hektarë tokë publike, me vlerë tregu të llogaritur rreth 3 miliardë euro, si dhe rreth 1,1 miliardë euro investime infrastrukturore....
Burimi:
syri.net