Belvedere Korça, rezidenca e vetme malore në Shqipëri

Belvedere Korça, rezidenca e vetme malore në Shqipëri

Në tregun real estate në Shqipëri, ideja e shtëpisë së dytë është lidhur tradicionalisht me detin. Prej vitesh, pronat e pushimit janë kërkuar kryesisht pranë bregdetit, si një vend për të kaluar disa javë larg ritmit të përditshëm, por teksa mënyra se si njerëzit jetojnë, udhëtojnë dhe investojnë po ndryshon, një tjetër kategori po fiton vëmendje: rezidencat malore. Në këtë zhvendosje të interesit, Korça ka një pozicion të veçantë. Ndryshe nga destinacionet e lidhura vetëm me një sezon, qyteti ofron arsye për t’u vizituar gjatë gjithë vitit. Tradita, gastronomia, Pazari i Vjetër, lagjet karakteristike, muzetë dhe aktivitetet kulturore ndërthuren me rrethina të pasura natyrore si Dardha, Voskopoja, Boboshtica, Mali i Moravës, liqenet e Prespës dhe Parku Kombëtar i Drenovës. Kjo ofertë e larmishme e bën...