BE kritikon menaxhimin e fondit 527 mln euro për transportin në Ballkan, projektet zvarriten
Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të humbasin afatin e vitit 2030 për përfundimin e rrjetit kryesor europian të transportit në rajon, për shkak të vonesave në zbatim dhe vështirësive operative, sipas një raporti të ri të Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Progresi është ngadalësuar nga përzgjedhja e papjekur e projekteve dhe mangësitë në mbikëqyrje. Edhe pse projektet e audituara përputheshin me prioritetet e lidhjes rajonale, monitorimi, raportimi dhe dukshmëria e mbështetjes së BE-së mbeten të pamjaftueshme, ndërsa vonesat dhe problemet e qëndrueshmërisë vazhdojnë. Vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – janë në qendër të politikës së zgjerimit të BE-së. BE mbështet sektorët e transportit, energjisë dhe fusha të tjera përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor,...
Burimi:
sot.com.al