Banka e Shqipërisë propozon që Guvernatori të ketë imunitet nga arrestimi
Ligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” pritet t’i japë Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorëve të Bankës së Shqipërisë imunitet nga arrestimi. Sipas nenit 72 të projektligjit të hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe të hedhur zyrtarisht për konsultim nga Ministria e Financave, Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria në ndonjë formë, as t’i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ata kapen në flagrancë ose ndërsa janë në ndjekje menjëherë pas kryerjes së një krimi. Për të mund të arrestuar apo për të kontrolluar banesën e zyrtarëve të mësipërm, prokurori i çështjes duhet të kërkojë menjëherë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Projektligji parashikon se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë vendim për autorizimin...
Burimi:
syri.net