Banka Botërore publikon raportin: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin…
Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e së cilës ekonomia po i merr prej disa vitesh me një efekt zinxhir edhe në industri të tjera të lidhura me të por njëkohësisht ky sektor është edhe pika e dobët. Banka Botërore në raportin e fundit për Ballkanin Perëndimor “Përshtatja me Goditjet, Aktivizimi i Potencialit të Pashfrytëzuar” analizon edhe Shqipërinë duke e nisur së pari me turizmin. Pikërisht duke pasur parasysh këtë varësi nga turizmi BB nënvizon nevojën që ekonomia të diversifikohet më shumë. “Rikuperimi i Shqipërisë pas pandemisë është mbështetur nga turizmi dhe lidhjet më të forta tregtare dhe të shërbimeve me BE-në, duke ndihmuar rritjen të arrijë rreth 4.2 për qind gjatë periudhës 2022–2025. Turizmi mbetet një kontribuues i rëndësishëm në rritje, duke...
Burimi:
sot.com.al