ARRSH hap 4 tenderë 46.7 milionë € për mirëmbajtjen e rrugëve, pjesa më e madhe e parave për akset në juglindje

ARRSH hap 4 tenderë 46.7 milionë € për mirëmbajtjen e rrugëve, pjesa më e madhe e parave për akset në juglindje

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpenzojë 46 milionë euro për mirëmbajtjen e 1,300 kilometra rrugë deri në vitin 2030. Në katër tenderë të shpallur këtë të premte, ftohen kompanitë të marrin pjesë në garë deri më 11 qershor, ndërsa specifikohet se rajoni më i kushtueshëm në mirëmbajtje është ai juglindor. Reshjet e fillimvitit bllokuan për disa ditë udhëtimet drejt juglindjes së vendit për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, ndërkohë që edhe disa akse të tjera u dëmtuan, siç ishin pjesë të caktuara të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Për të mirëmbajtur skarpatet e rrugëve, riparuar asfaltin apo dëmtime në strukturën e akseve, për të zhbllokuar kanale e për t’i pastruar ato nga dëbora do të shpenzohen për 4 vite afro 46.7 milionë euro. Autoriteti Rrugor Shqiptar...