Ahmetaj: Mikrofinanca të forcojë transparencën dhe mbrojtjen e konsumatorit
Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, deklaroi dje se misioni kryesor i mikrofinancës duhet të mbetet ofrimi i një alternative të përballueshme dhe të përgjegjshme financiare për shtresat më në nevojë, duke ruajtur balancën mes objektivave tregtarë dhe përgjegjësisë sociale. Ahmetaj i bëri këto komente gjatë Konferencës së 28-të Vjetore të Qendrës së Mikrofinancës, me temë “Mikrofinanca në tranzicion: A është misioni në rrezik?”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve financiare, organizatave ndërkombëtare, rregullatorëve, investitorë dhe ekspertë të mikrofinancës nga Evropa dhe rajoni. Në fjalën e saj, Ahmetaj vlerësoi kontributin e sektorit të mikrofinancës në zgjerimin e përfshirjes financiare dhe mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla, veçanërisht për kategoritë dhe zonat me akses të kufizuar në shërbimet tradicionale bankare. “Misioni primar i mikrofinancës...
Burimi:
sot.com.al