Afatet që duhet të dinë bizneset, Tatimet japin njoftimin për Paqen Fiskale dhe faljen e detyrimeve tatimore
Bizneset që duan të përfitojnë nga Paqja Fiskale apo falja e detyrimeve tatimore kanë hyrë tashmë në javët vendimtare të procedurave, pasi një pjesë e afateve kryesore mbyllen gjatë muajit qershor. Administrata Tatimore kujton përmes një postimi në rrjete sociale se aplikimet për Marrëveshjen e Paqes Fiskale në sistemin “e-Filing” që kanë nisur më 15 maj dhe do të pranohen deri më 5 qershor 2026. Më pas, subjektet që aplikojnë në ditët e fundit kanë kohë deri më 15 qershor për të ngarkuar marrëveshjen e nënshkruar në sistem. Një tjetër datë e rëndësishme për tatimpaguesit është 30 qershori. Deri atëherë, ata që kanë deklaruar rideklarim të pasqyrave financiare duhet të paguajnë tatimin për vitet ku janë bërë ndryshime, të dorëzojnë dokumentacionin pranë Drejtorive Rajonale Tatimore...
Burimi:
sot.com.al