Egjipti shpall terroriste 35 organizata në Evropë, në listë edhe shoqata shqiptare “E Ardhmja”
Gjykata Penale e Kajros ka përfshirë 35 organizata, institucione dhe shoqata, si dhe 36 individë, në listat e organizatave terroriste dhe të personave të shpallur terroristë, për një periudhë pesëvjeçare. Kështu, Egjipti shpall terroriste 35 organizata. Mes subjekteve të përfshira në vendim figuron edhe një shoqatë e regjistruar në Shqipëri, e emërtuar “E Ardhmja”. Në dokumentin e publikuar ajo identifikohet si subjekt nga Shqipëria, pjesë e listës së terrorizmit. Vendimi është shpallur në seancën e mbajtur më 10 nëntor 2026. Ai është marrë në zbatim të një procedure gjyqësore të regjistruar pranë Prokurorisë së Lartë për Sigurinë e Shtetit, me numër 11108 të vitit 2026. Sipas agjencisë egjiptiane të lajmeve MENA, vendimi është publikuar në numrin 250, shtojcë, të Gazetës Zyrtare të Egjiptit. Publikimi bëhet...
Burimi:
kohajone.com