Tmerr në Kanada, ariu dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë
Një sulm fatal nga arinjtë grizzly ka tronditur provincën British Columbia në Kanada, ku një nënë 48-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare humbën jetën gjatë një shëtitjeje në natyrë. Pas hetimeve dhe analizave të ADN-së, autoritetet konfirmuan se sulmi ishte kryer nga një ari femër dhe tre këlyshët e saj. Të katër kafshët u vranë për të garantuar sigurinë publike. Autoritetet bënë me dije se sulmi dyshohet të ketë qenë grabitqar, një sjellje tepër e rrallë. Ndërkohë, familjarët i kanë kujtuar dy viktimat si shumë të lidhura me njëra-tjetrën, duke thënë se ato ishin gjithmonë bashkë. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe vizitorëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në “zonat e egra”, ku prania e arinjve grizzly përbën rrezik për sigurinë e...
Burimi:
syri.net