Ndahet nga jeta balerini shqiptar Leander Veizi, ambasada në Gjermani: Ndërtoi një karrierë të spikatur në skenat artistike evropiane
Artisti shqiptar Leander Veizi është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të rëndësishme në botën e baletit dhe kërcimit bashkëkohor në disa skena evropiane. Ai ishte balerin, koreograf dhe drejtor artistik i kompanisë së kërcimit në Teatrin Shtetëror të Regensburgut në Gjermani. Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Ambasada e Shqipërisë në Gjermani, e cila ka shprehur hidhërimin për humbjen e artistit shqiptar duke vlerësuar kontributin e tij në artin dhe kulturën shqiptare. ”Me hidhërim të thellë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani ndan lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit shqiptar Leander Veizi, balerin, koreograf dhe drejtues i trupës së vallëzimit në Teatrin Shtetëror të Regensburgut. Leander Veizi ishte një përfaqësues i talentuar...
Burimi:
kohajone.com