BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Shqipërisë të përshpejtojë procesin e reformës zgjedhore dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke theksuar se avancimi drejt anëtarësimit në BE kërkon rezultate konkrete dhe angazhim më të madh institucional. Gjatë një takimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën europiane, por nënvizoi se faza përmbyllëse e këtij procesi është më sfiduesja dhe kërkon përmbushjen e detyrimeve brenda një kohe më të shkurtër. Në fokus të diskutimeve ishte nevoja për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, të mbështetur në debat politik dhe institucional. Për këtë qëllim, u evidentuan pesë çështje kryesore që kërkojnë zgjidhje: 1-Parandalimi i përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime elektorale.2-Garantimi i neutralitetit të administratës publike...
Burimi:
kohajone.com