Lezha përgatitet për reshjet e dimrit, prefekti: Të pastrohen kanalet kulluese

Lezha përgatitet për reshjet e dimrit, prefekti: Të pastrohen kanalet kulluese

Me afrimin e sezonit të dimrit dhe shtimin e rrezikut nga reshjet intensive, në Lezhë është zhvilluar një mbledhje e Komisionit të Mbrojtjes Civile, ku në fokus ishte marrja e masave për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente. Në takimin e thirrur nga Prefektura e Lezhës morën pjesë përfaqësues të tre bashkive të qarkut, si dhe institucione të angazhuara në menaxhimin e emergjencave. Diskutimet u përqendruan te rreziku i përmbytjeve, reshjet e dendura të shiut dhe mundësia e reshjeve të dëborës gjatë muajve të ftohtë. Prefekti i Lezhës, Taulant Malshi, u bëri thirrje institucioneve dhe strukturave përgjegjëse të jenë në gatishmëri të plotë, duke nënvizuar se qarku i Lezhës mbetet një ndër zonat më të rrezikuara nga përmbytjet. Ai kërkoi që ndërhyrjet parandaluese të realizohen...