Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër
Krijimi i rezervës së sigurisë me naftë bruto, diesel dhe benzinë pritet të shtojë deri në 6.1 lekë për litër çmimin final të shitjes së karburanteve, sipas përllogaritjeve të operatorëve të importit dhe tregtimit në vend. Efekti llogaritet nga financimi për blerjen e stokut të rezervës strategjike me naftë të papërpunuar dhe kostot e ruajtjes së nënprodukteve të saj, përfshirë diesel dhe benzinë. Projektligji “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, i miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe i dërguar për shqyrtim në Kuvend, parashikon krijimin gradual të një sasie rezerve prej 238 mijë ton, sasi që korrespondon me rreth 90 ditë importe. Sipas operatorëve, vetëm financimi i krijimit të rezervës strategjike, të naftës të...
Burimi:
syri.net