Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Edukim dhe diplomaci, veliera Mircea 86 vite në det! Ndalet në Durrës anija simbol e marinës ushtarake rumune
Anija simbol e marinës ushtarake rumune, veliera shkollë “Mircea”, ka mbërritur në portin e Durrësit, pas një ndalese në Selanik.Në bordin e saj vecc ekuipazhit janë dhe 76 studentë nga Akademia Detare Ushtarake e Rumanisë dhe 13 studentë të huaj nga Bullgaria, Franca, Polonia, Norvegjia, Letonia dhe Turqia. E ndërtuar në vitin 1938, “Mircea” është një velierë elegante tradicionale me tre direkë që arrijnë deri në 44 metra lartësi. Që nga viti 1939, ajo shërben si anije shkollë për Akademinë Detare Rumune, duke formuar breza të rinj të kadetëve. Kapiteni-Komandant i anijes, Silviu Moraru thotë: “Është një nder i madh të...