Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Edlira Çepani tregon pse nuk e vazhdoi angazhimin politik: Krijova një lëvizje me 4 shtylla, por…
Aktivistja Edlira Çepani ka treguar arsyen pse ajo nuk vazhdoi angazhimin politik në lëvizjen “Shqipëria bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ku ajo ishte pjesë. Çepani tha në News24 se politika nuk i do gratë. Nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjidhjet e 11 majit, Çepani u shpreh se vetëm 37% në lista janë gra. Aktivistja Çepani ngriti shqetësimin se forumeve të grave nuk i jepen fonde nga buxheti që marrin partitë politike nga taksapaguesit. “Unë po them nga eksperienca se politika nuk i do gratë. Nëse politika do t’i donte gratë ne nuk do ishim për të luftuar për kuota gjinore dhe duke luftuar që gratë brenda partive të kenë një zë dhe shanse të barabarta. Në listat e përgjithshme të 11 partitë, në...