EDITORIAL/ Kombëtarja i dha krenari Shqipërisë, shteti mori 1.5 milionë euro! Po futbolli çfarë përfitoi?

EDITORIAL/ Kombëtarja i dha krenari Shqipërisë, shteti mori 1.5 milionë euro! Po futbolli çfarë përfitoi?

EDITORIAL Miliona për projekte të tjera, zero mbështetje të drejtpërdrejtë për klubet dhe një Ligj Sponsorizimi i bllokuar prej vitesh. Ministri i Financave mban peng reformën, ndërsa kryeministri duhet ta kthejë sportin në prioritet. Futbolli në Shqipëri ka një paradoks që nuk mund të fshihet më pas justifikimeve burokratike: është sporti që mbush stadiumet, bashkon shqiptarët dhe u dha krenari me Kombëtaren, por kur vjen puna te financimi, trajtohet si një barrë që shteti nuk dëshiron ta marrë përsipër. Lojtarët e Kombëtares i dhanë vendit emocione dhe krenari. Por, nga shpërblimet e tyre për Europianin, shteti përfitoi rreth 1.5 milionë euro në tatime. Ndërkohë, klubet vazhdojnë të kërkojnë mbështetje, infrastruktura mbetet problem dhe Ligji i Sponsorizimit është ende një premtim i pa mbajtur. Zoti ministër...