Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Edi Rama sjell një moment magjik nga Gjiri i Gramës, nga ky peizazh që flet më shumë se fjalët
Nga Albert Vataj Postimi i Kryeministrit Edi Rama nga Gjiri i Gramës nuk është thjesht një urim i zakonshëm i mëngjesit të së dielës. Ai ngërthen në vete një mesazh të koduar, që ndërthur simbolikën e natyrës shqiptare, energjinë e pushimeve dhe kujdesin për imazhin publik, në një vend që përfaqëson akoma shpirtin e paprekur të brigjeve shqiptare. Gjiri i Gramës, i mbështjellë nga shkëmbinj të thepisur dhe ujëra që ndërrojnë ngjyrë nga smeraldi në kaltër të thellë, është një nga ato rrallësira të natyrës shqiptare që ende ruan misterin, thjeshtësinë dhe bukurinë primitive. Në sfondin e këtij peizazhi, grupi...