EDI RAMA SFIDON REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE: NUK NDIHEM I KËRCËNUAR

EDI RAMA SFIDON REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE: NUK NDIHEM I KËRCËNUAR

Mbi 100 ditë protesta dhe një përplasje që nisën nga mbrojtja e mjedisit, por u shndërrua në një lëvizje me kërkesa politike. Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, thotë se nuk ndihet i kërcënuar politikisht nga protestat. Rama e konsideron lëvizjen një sfidë për qeverinë dhe thotë se sfidat mund ta bëjnë një qeveri më të mirë. Sipas tij, protestat janë pjesë e funksionimit të demokracisë, veçanërisht kur lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit. Por protesta, që mori emrin “Revolucioni i Flamingove” për shkak të shqetësimeve mbi habitatet në zonën e Nartës, tashmë ka zgjeruar kërkesat. Organizatorët kërkojnë ndër të tjera dorëheqjen e qeverisë, më shumë transparencë dhe anulimin e projekteve turistike që kundërshtohen prej tyre. Në qendër...