Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Edi Rama: Rruga Qafë Thanë – Dogana tani më e sigurt dhe funksionale
Janë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në aksin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se ndërhyrja synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë sigurinë rrugore në këtë segment të rëndësishëm që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. “✅Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë 🤝🇦🇱. Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore 🛑”, shkroi Rama.