Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Edi Rama qëlloi me pistoletë britanikun Farage, plumbat ranë mbi emigrantët shqiptarë
Nga lir Dako Fokusi i mediave satelite të Edi Ramës gjatë këtyre ditëve është përqendruar në debatin e kryeministrit me iniciatorin e Brexit, Farage. Një debat vanitoz midis kryeministrit të shqiptarëve dhe një deputeti, që në linjën e tij politike, lajtmotiv kryesor ka luftën ndaj emigrantëve. Kryeministri shqiptar është futur në një rreth vicioz që nuk i jep asnjë produkt politik, por nuk imponon as interes mediatik. Gjithë loja e shkrimeve për debatin Rama-Farage është një furtunë në një gotë ujë e imponuar nga killerat mediatikë që ushqehen me lëmoshat e pushtetit të Edi Ramës. Duket qartë që Edi Rama...