Edi Rama publikon fotoalbumin nga Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë

Edi Rama publikon fotoalbumin nga Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një fotoalbum nga pjesëmarrja e tij në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025, e mbajtur në Romë. Në postimin e publikuar, Rama ka pasqyruar momente të ndryshme nga takimet dypalëshe dhe seancat plenare të konferencës, ku u diskutua mbi mbështetjen ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës pas pasojave shkatërruese të agresionit rus. “Fotoalbumi i ditës në Ukraine Recovery Conference 2025 – Romë”, shkruan Rama shkurt në përshkrimin e postimit, duke nënvizuar angazhimin e Shqipërisë si pjesë e përpjekjeve euroatlantike për të mbështetur popullin ukrainas.
Burimi: Kohajone.com