‘Edi Rama o tradhtar…’ – Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
Protestuesit kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt Kryeministrisë edhe sot më 3 tetor, në ditën e 126-të. Ata thirrën në kor “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Poshtë narko-shteti” etj. Qytetarët deklaruan se kjo qeveri tashmë është e rrëzuar nga skandalet që nuk kanë të mbaruar. Ata u shprehën të revoltuar, duke thënë se çdo institucion ka rënë dhe se legjitimiteti i qeverisjes nuk ekziston. Qytetarët me anë të thirrjeve nënvizojnë se tradhtia ndaj kombit shqiptar ka një emër, dhe ai është Edi Rama. Sipas tyre, Rama është ai që punon natë e ditë kundër interesave të vendit.
Burimi:
syri.net