Edi Rama, koncepti diktatorial i një kryeministri përballë pasqyrës së drejtësisë

Edi Rama, koncepti diktatorial i një kryeministri përballë pasqyrës së drejtësisë

Edi Rama, koncepti diktatorial i një kryeministri përballë pasqyrës së drejtësisë Nga Ndricim Kulla Është arsye në vete pse deklaratat e Edi Ramës për institucionet e drejtësisë meritojnë të shqyrtohen jo vetëm si pjesë e një polemike të zakonshme politike, por edhe si shprehje e një koncepti diktatorial që ai ka mbi pushtetin. Kur një kryeministër i drejtohet një institucioni që duhet të jetë i pavarur me gjuhën e sfidës dhe kur paralajmëron se çfarë mund të ndodhë nëse ai vendos të përballet me kundërshtarët e tij, apo kur e paraqet një konflikt institucional sikur të ishte një betejë personale, atëherë duhet qartësuar nëse kemi të bëjmë thjesht me mbrojtjen e një qëndrimi politik apo me një përpjekje për të përcaktuar paraprakisht kufijtë e veprimit...