Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Edi Rama apo Sali Berisha? Ja kë preferojnë shqiptarët si kryeministër sipas rezultateve të sondazhit
👁9823
ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit. Në shifrat e treguara të sondazhit shqiptarët janë pyetur se cilin prej liderëve të dy partive kryesore në vend preferonin si kryeministër të ardhshëm. Edi Ramën apo Sali Berishën? 64.3% e shqiptarëve shihnin kreun e PS, Edi Rama si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë dhe për një mandat tjetër 4-vjeçar. Kurse, 35.7% e popullsisë shihte në karrigen e kryeministrit, kreun e PD, Sali Berisha.