Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

Parlamenti i Greqisë ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke vendosur që masa të hyjë në fuqi më 1 janar 2027. Nisma synon të mbrojë të miturit nga rreziqet e përdorimit të rrjeteve sociale dhe ndikimi i tyre në shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve. Projektligji u paraqit nga Akis Skertsos, ministri i Shtetit përgjegjës për koordinimin e politikave qeveritare, dhe u miratua me mbështetjen e partisë në pushtet, Demokracia e Re. Ministri grek për Qeverisjen Digjitale dhe Inteligjencën Artificiale, Dimitris Papastergiou, e cilësoi masën si një zgjidhje të nevojshme, efektive dhe proporcionale, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian. “Do të ishte shumë e lehtë të mos bënim asgjë dhe thjesht të prisnim një rregullore...