Earl Spencer rrëfen për Princeshën Diana, Buckingham Palace reagon

Earl Spencer rrëfen për Princeshën Diana, Buckingham Palace reagon

Buckingham Palace ka reaguar publikisht ndaj disa pretendimeve të Earl Spencer, vëllait të Princeshës Diana, të publikuara në një pjesë të librit të tij të ri “Swan Song: Diana, My Sister”, duke hapur një debat të pazakontë mes familjes mbretërore dhe familjes Spencer. Në libër, Earl Spencer rrëfen një bisedë që, sipas tij, kishte zhvilluar me Mbretin Charles III pas vdekjes së Dianës në vitin 1997. Ai pretendon se Charles, në një moment zemërimi gjatë një telefonate, i kishte thënë: “Mos ki dyshim, do ta harrojmë shumë shpejt”. Sipas rrëfimit të Spencer, përplasja kishte ardhur pasi ai kishte kundërshtuar që djemtë e Dianës, William dhe Harry, atëherë 15 dhe 12 vjeç, të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre gjatë funeralit. Buckingham Palace e ka...