Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba
👁8003
Një 58-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me tre plumba në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në orën 06:00 të mëngjesit, teksa Renato Hoxhaj po shkonte në shtëpi. Sipas informacioneve të mbledhur nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, ai është qëlluar në afërsi duke shkuar në banesë, tek shkallët në hyrje së pallatit. Ka qenë bashkëjetuesja e tij ajo që ka dëgjuar të shtënat dhe më pas pa parë trupin e vdekur, duke njoftuar policinë. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia....