Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E vlerëson 20 milionë euro! Gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën
👁9619
Largimi i Armando Brojës nga Çelsi shikohet si diçka e sigurt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk shfaqet në planet e londinezëve, ndërsa shumë klube në Europë interesohen për shërbimet e tij. Florian Pletenberg, gazetar i njohur gjerman, zbulon interesin e Volfsburg për Brojën. Më parë nga Gjermania është përfolur Lajpcig ndër të tjerë. Vlera për Brojën konsiderohet 20 milionë euro. Çelsi e ka produkt të akademisë së tij, ndërsa në pjesën më të madhe të karrierës e ka huazuar. 23-vjeçari ka provuar të luajë për Evertonin, Fulhamin, Sauthempton dhe Vitesh. Kontrata aktuale i përfundon në vitin 2028. Me Kombëtaren shqiptare...