E vërteta për vrasjen e bujshme të Bimbashit turk në 1908-ën/ “Dikush kallëzoi se e fejuara e Çerçizit Topullit, Qamoja ishte me barrë dhe…”

E vërteta për vrasjen e bujshme të Bimbashit turk në 1908-ën/ “Dikush kallëzoi se e fejuara e Çerçizit Topullit, Qamoja ishte me barrë dhe…”

Dashnor Kaloçi Publikohet historia e panjohur e ngjarjes së shumëpërfolur në historinë e Shqipërisë të ndodhur në marsin e vitit 1908, kur Çerçiz Topulli në bashkëpunim me komitët e tij, vrau me atentat Komandantin e Xhandarmërisë së Gjirokastrës, Bimbashin turk, Halil Efendiun, që ishte me origjinë nga Bosnja. Historia e panjohur vjen nëpërmjet kujtimeve të Javer bej Hurshitit me origjinë nga Afkazia, ish-kryetar bashkie, prefekt, deputet, ministër dhe senator, që nga periudha e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e deri në mbarimin e Luftës në nëntorin e vitit 1944, (kur ai do të arrestohej dhe do të pushkatohej pak muaj më vonë pasi ishte gjykuar në Gjyqin Special), të cilat janë trashëguar dhe ruhen nga nipi i tij, Shahin Hurshiti, në Tiranë. Komandanti i Xhandarmërisë së Gjirokastrës, Bimbashi...