E vërteta pas rritjes së rasteve me autizëm

E vërteta pas rritjes së rasteve me autizëm

Në vitin 2000, autizmi konsiderohej i rrallë në Britani, me vetëm 1 në 150 fëmijë të prekur. Sipas një vlerësimi të vitit 2021 nga Universiteti i Newcastle, sot ky numër është rritur në 1 në 57 fëmijë. E këto shifra nuk përfshijnë të rriturit që diagnostikohen më vonë ose vetëidentifikohen si autikë, në mars 2024, mbi 89,000 persona në pritje për diagnostikim në NHS-ja dëshmojnë për një ndryshim të madh në perceptimin e kësaj gjendjeje. Por a është rritur realisht numri i njerëzve autikë, apo thjesht diagnostikimi është bërë më i zakonshëm? Sipas neuroshkencëtares prof. Gina Rippon nga Universiteti i...