E vërteta e restaurimeve në Spaç, Fatos Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

E vërteta e restaurimeve në Spaç, Fatos Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu i Spaçit përballë kamerës së emisionit “Odeon”, lidhur me ndërhyrjet që po kryhen për realizimin e një filmi artistik mbi Revoltën e vitit 1973. I pranishëm fizikisht në vendin ku ai vetë ka vuajtur dënimin, Lubonja denoncoi çfarë ai e quajti “improvizim pa projekt”, i cili po dëmton kujtesën historike të vendit dhe vetë autenticitetin e objektit. Në deklaratën e tij, Lubonja shprehet: “Filmi pretendon se i duhet skena dhe i duhet skenografia e vitit '73 dhe nisur me këtë ide kanë bërë disa ndërhyrje...
Burimi: Syri.net